e hënë, tetor 31, 2005

Gjyqet per shpifje dhe debati politik



Nga Eduard Zaloshnja

Liria e fjales eshte e nje rendesie themelore per mbarevajtjen eshteteve demokratike sepse ajo i jep mundesine individeve dhe shoqatave apo partive te krjuara prej tyre qe te kritikojne qeverine ne fuqi dhe qe te ofrojne alternativa me te mira qeverisje. Por, ashtu si lirite etjera qe gezojne individet ne nje shoqeri te lire dhe demokratike, edheliria e fjales nuk eshte absolute. Ne nje shoqeri te tille, liria e cdoindividi mbaron aty ku fjalet apo veprat e tij demtojne pa te drejte njeindivid tjeter, nje grup individesh, ose shoqerine ne teresi. P.sh. edrejta per te levizur lirisht ka kufizimet e saj - po te shtypesh njenjeri me veturen qe po e nget ne menyre te papergjegjshme rrezikon qeliria e levizjes te te reduktohet per disa vite ne lirine per teshetitur vetem brenda mureve te burgut. Ne te njejten menyre, e drejtaper aktivitet ekonomik privat ka kufizimet e saj - ne qofte se njekompani shet produkte qe shkaktojne semundjen ose vdekjen e bleresve,pronaret e saj mund te perfundojne ose ne burg ose ne permbarim, ose ne te dyja.
Duke u kthyer tek e liria e fjales, ne te gjitha shtetet demokratike paperjashtim, ajo kufizohet ne rastet kur nje individ, organizate,institucion, apo zyre qeveritare demton reputacionin e dikujt nepermjetnje shpifje publike. Ne raste te tilla, ligjet e shteteve demokratike embrojne ate qe eshte ofenduar kur ai/ajo eshte ne gjendje te provoje sei eshte shkaktuar dem moral ose material nga deklarimi publik, dhe sedeklarimi eshte i pavertete. Edhe ligjet shqiptare ia sigurojne njembrojtje te tille personave qe ofendohen pa te drejte publikisht dukeparashikuar gjoba te renda per ofenduesit. Madje ligjet shqiptare eteprojne me mbrojtjen ndaj shpifjeve publike kur parashikojne edheburgim ne rastet e ofendimit te nje personi per shkak te pozites zyrtareqe ai/ajo mban. Por pavarsisht nga ekzistenca e ketyre mekanizmavekufizues, ne 12 vjetet e demokracise shqiptare, me lirine e fjales kaneabuzuar jo pak politikanet si dhe disa nga gazetaret tane.
Per nje njeri qe ka ndjekur mediat shqiptare ne 12 vjetet e fundit, nukeshte e veshtire te katalogoje me qindra e qindra raste kur akuza shumete renda publike jane bere nderkohe qe faktet per te mbeshtetur akuzatose nuk ekzistojne ose jane shume te terthorta. Shembulli me idokumentuar i nje akuze te pabaze eshte akuza shume e rende qe i beri S. Berisha F. Nanos ne lidhje me vrasjen e A. Hajdarit. Duke pretenduar se kishte informacion shume te sigurte dhe te besueshem, Berisha e quajti Nanon urdheruesin dhe organizuesin e vrasjes ne kohen qe ajo ndodhi. Disa vite me vone, ai deklaroi se, nga informacioni qe kishte, dilte qeNano nuk kishte pasur gisht ne vrasje. Kjo deklarate e dyte te le tekuptosh se akuza fillestare e Berishes ose ishte bazuar ne faktekrejtesisht te terthorta ose thjesht ne hamendje. Si rezultat, ne qoftese Nano do te kishte bere nje padi civile per shpifje publike, Berishado ta kishte patur shume te veshtire te provonte se akuza e tij ishte evertete.
Fakti qe ne vijme nga nje regjim diktatorial, i cili nuk lejonte askritiken me te vogel publike ndaj pushtetareve, ka ndikuar ne keto 12vjet qe te ofenduarit e pushtetshem te tregohen relativisht tepermbajtur ne perdorimin e mekanizmave ligjore per ndeshkimin eshpifjeve publike. Kjo gje ka inkurajuar perdorimin e shfrenuar teakuzave shume te renda, te cilat leshohen pa teklif ne parlament,televizion, dhe gazeta. Sidoqofte, kjo situate duket se po ndryshonkohet e fundit. Zhvillimi i disa gjyqeve per shpifje po krijonprecedentin e ndeshkimit ndaj atyre qe ofendojne publikishtkundershtaret e tyre nepermjet akuzave te pabazuara ne fakte bindese. Iperdorur me mase nga te ofenduarit dhe i ekzekutuar me paanshmeri nga drejtesia, mekanizmi i padive civile per shpifje mund te behet njefaktor i rendesishem per civilizimin e debatit publik ne Shqiperi. Kjosepse, kur padite perfundojne me detyrymin qe shpifesit publike tepaguajne demshperblime te kripura, ky mekanizem sherben si nje zileparalajmeruese per ata politikane apo gazetare qe iu vjen per mbare taquajne dike fajtor edhe kur e vetmja baze per akuzen eshte thashethemja,hamendja, ose thjesht opinioni i tyre personal.
Ne nje atmosfere te tille, sulmet me epitete si "Kryelavatricja eparave te pista" dhe "Kryemafiozi i Ballkanit" qe perdoren ngatitullaret e PD-se per Edi Ramen mund te shnderrohen ne nje sulm me tecivilizuar te tipit "Edi Rama ka patur rezultate ne punen e tij sikryetar bashkie, por nga informacionet qe disponojme, kemi aresye temendojme se ai po ndihmon firma te dyshimta mafioze te pastrojne para te pista, se ai ka shperdoruar fonde publike, se ai po monopolizonpushtetin ne qytetin e Tiranes, etj." Pervec percimit te mesazhit seciviliteti po ze vend ne debatet publike, nje sulm i tille kapotencialin te terheqe vemendjen e atyre votuesve qe mendojne se EdiRama ka punuar mire, por qe nuk jane te sigurte ne se ai eshtekrejtesisht i paster.
Nderkohe qe mekanizmi i padive civile per shpifje ka potencialin tecivilizoje debatet e ashpra publike shqiptare, ai permban edhe rrezikune kufizimit te padrejte te fjales se lire. Favorizimi i pushtetarevenga gjykatesit e ceshtjeve te tilla perben rrezikun me te madh perfjalen e lire ne shoqerite pas-diktatoriale. Ne shoqeri te tillagjykatesve iu duhet nje kohe e gjate te mesohen me ndarjen e pushteteveqe garantojne kushtetutat e shteteve demokratike. Ngelet te shihet nese 12 vjetet e kaluar qe nga koha kur diktatura u rrezua ne Shqiperikane qene te mjaftueshem per te krijuar bindjen tek gjykatesit se tegjithe politikanet, si ata qe sot jane ne fuqi edhe ata qe do ta marrinneser pushtetin, jane te barabrte perpara ligjit.
Pervec rrezikut te kufizimit te padrejte te fjales se lire, mekanizmi ipadive civile per shpifje permban edhe nje rrezik tjeter me te vogel,por sidoqofte te rendesishem per zhvillimin e demokracise shqiptare. Perdorimi vend e pa vend i ketij mekanizmi ligjor mund ta shnderroje atene nje cirk politik qe e zbeh vleren parandaluese te tij. P.sh., kurzonja Nano deshte te hapte nje padi civile kunder F. Lubonjes per njeopinion qe kishte shprehur ai, ajo rrezikonte te bente qesharake siveten ashtu edhe procesin gjyqesor. Kjo sepse, sado i gabuar mund tejete nje opinion, autori i tij ka te drejte ta shprehe ate per sa koheqe e drejta e fjales i garantohet nga kushtetuta. Ne menyre tengjashme, kercenimi qe ministrja e kultures i beri ditet e fundit gazetes "Korrieri" per hapjen e nje procesi gjyqsor rrezikon qe t'iktheje ne qesharake ceshtjet gjyqesore qe trajtojne kufizimet e lirisese fjales. Ankesa e ministres Dade bazohet ne faktin se "Korrieri"botoi ne faqe te pare lajmin per nje akuze te PD-se ndaj saj, dhe nefaqe te peste lajmin rreth kunderpergjigjes zyrtare te ministrise sekultures. Nderkohe qe gazeta "Korrieri" do te bente mire t'i kombinontete dy lajmet ne nje te vetem (kjo vrejtje vlen edhe per te gjithagazetat e tjera shqiptare), eshte veshtire te kuptosh pse redaksia e sajduhet te paditet.
Duke shpresuar se ata qe do te padisin per shpifje publike ne teardhmen nuk do te bien ne nivelin e Zj. Nano dhe Zj. Dade, dhe segjykatesit do te kene kurajon dhe aftesine per te gjykuar me drejtesi epaanesi, shqiptaret mund te presin vetem civilizim te debatit publik ngagjyqet per shpifje. Si per shume shpresa te shqiptareve, autori iketyre rreshtave uron qe edhe shpresat ne lidhje me debatin publik temos mbeten te parealizuara.