e martë, tetor 25, 2005

Ismail Kadare

Lindur në (1936)

Ismail Kadare
Poet dhe prozator, një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Lindi më 1936 në Gjirokastër, ku kreu mësimet e mesme; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në UT. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki".
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema liriko-epike Përse mendohen këto male (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe i fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; ajo luajti rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës Ismail Kadaresë ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e frymës së pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjelia (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) bëri kritikën e psikologjisë provinciale dhe të traditave prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). Veçantësia e talerntit të Ismail Kadaresë u shfaq sidomos në trajtimin nga një kënd i ri vështrimi i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që diti t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Dimri i madh (1977) ku flitet për epokën e madhe të qëndresës heroike të popullit tonë ndaj bllokadës së socialimperializmit sovjetik dhe përleshjen ballë për ballë të Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë të Punës të Shqipërisë, shokut Enver me Krushovianët mu në mes të Moskës. Revizionizmit krushovian iu çorr maska dhe Krushovi hoqi këpucën dhe i ra tavolinës. Pastaj donte të na merte nëndtset po sna i mori dot. Ca ia dhame vete, se na erdhi gjynah. Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur mirë nga publiku lexues.
. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Disa nga veprat e tij:
Frymëzimet djaloshare, 1954
Ëndërrimet, 1957
Shekulli im, 1961
Gjenerali i ushtrisë së vdekur, 1963 - The General of the Dead Army
Përse mendohen këto male, 1964
Vjersha dhe poema të zgjedhura, 1966
Qyteti i jugut, 1967
Dasma, 1968 - The Wedding
Motive me diell, 1968
Kështjella, 1970 - The Castle
Autobiografi e popullit në vargje dhe shënime të tjera, 1971
Kronik‘ n‘ gur, Tirana, 1971 - Chronicle in Stone
Dimri i vetmisë së madhe, 1973
Linja të largëta, shënime udhëtimi, 1973
N‘ntori i nj‘ kryeqyteti, Tirana, 1975
Poezia shqipe 28, 1976
Koha, vjersha dhe poema, 1976
Emblema e dikurshme, tregime e novela, 1977
Dimri i madh, 1977 - The Great Winter
Ura me tri harqe, 1978 - The Three-Arched The Bridge
Prilli i thyer, 1978 - Broken April (published in Gjakftohtësia, 1980)
On the Lay of the Knights, 1979
Poezi, 1979
Buzëqeshje mbi botë, 1980
Gjakfohtësia, 1980
Autobiografia e popullit në vargje, 1980 - The Autobiography of the People in Verse
Kush e solli Doruntinën, 1980 - Doruntine
Nj‘ dosje p‘r Homerin, 1980
Sjell‘si i fatkeq‘sis‘, 1980
Viti i mbrapsht‘, 1980
Krushqit jan‘ t‘ ngrir‘, 1980
Vepra letrare, 1981-89 (12 vols.)
Nënpunësi i pallatit të ëndrrave, 1981 - The Palace of Dreams
Prilli i thyer, 1980 - Broken April
Koha e shkrimeve: tregime, novela, përshkrime, 1986
Koncert n‘ fund t‘ dimrit, 1988 - The Concert
Eskili, ky humbës i madh, 1990
Ftesë në studio, 1990
Migjeni ose uragani i ndërprerë, 1990
Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, 1991
Ëndërr mashtruese, tregime e novela, 1991
Ardhja e Migjenit n‘ let‘rsine shqipe, 1991
Printemps albanais, 1991
Nga një dhjetor në tjetrin, 1991 - Albanian Spring
Përbindëshi, 1991
Invitation a l'atelier de l'ecrivain suivi de Le Poids de la Croix Paris, 1991
Pesha e kryqit, 1991
Nata me h‘n‘, 1992
La Pyramide, 1992 - The Pyramid
Oeuvres, 1993-94
Vepra, 1993-94
Noël, une anthologie des plus beaux textes de la littérature mondiale, 1994
L'ombre, 1994
Albanie, 1995
La legende des legendes, 1995
Visage des Balkans, 1995
Dialog me Alain Bosquet, 1996
Shkaba, 1996
Spiritus, roman me kaos, zbulesë dhe cmërs, 1996
Kushëriri i engjëjve, 1997
Poèmes, 1957-1997, 1997
Froides fleurs d'avril, 2000